Ndërlidhjet

Arrestohet një ashkali për dëmtimin e varrezave ortodokse


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në rastin e dëmtimit të varrezave ortodokse serbe, të cilat gjenden ne rrugën "Prekazi", përtej hekurudhës në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës.

"I dyshuari, M. Buzuku, 48 vjeç, mashkull, ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës,
është dërguar në qendrën e mbajtjes me aktvendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore –Prishtinë. I njëjti pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale, do të dërgohet në gjykatën kompetente", thuhet në njoftimin e Policisë.

Dëmtimi i varrezave ortodokse është dënuar një ditë më parë nga misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Policia ka theksuar ndërkaq, se "mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka eliminuar mundësinë e reflektimit të motiveve ndëretnike ose ndërfetare përkitazi me rastin në fjalë, duke nxjerrë në pah motive dhe qëllime të përfitimit personal, material nga ana e të dyshuarit të përfshirë në këtë rast".
XS
SM
MD
LG