Ndërlidhjet

Franca do nisë ofensivë tokësore në Mali


Forcat franceze në Mali

Forcat franceze në Mali

Franca tha se do të nisë një ofensivë tokësore kundër islamikëve në Mali, gjë që do t’i vë ushtarët francezë në luftë direkte “brenda orëve”.

Shefi i shtabit të ushtrisë franceze admirali Edouard Guillaud, tha se operacioent tokësore do të nisin brenda natës.

Ministri francez i Mbrotjes, Jean-Yves Le Drian tha se ushtarët po largoheshin nga kryeqyteti Bamako, drejt bastioneve të kryengritësve në shtetin afrikan.

Pas kërkesës së qeverisë maliane, Franca I ka dalë në ndihëm ish kolonisë së saj të premten, duke lansuar sulme ajrore kundër pozicioneve islamike.

Megjithatë, sulmi pesëditësh ka pasur ndikim të kufizuar, derisa islamikët po vazhdojnë të zënë terrirotin qeveritar.

Ta martën, Franca njoftoi se po e rrit numrin e trupave në Mali nga 800 në 2 mijë e 500.
XS
SM
MD
LG