Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga e dënon dëmtimin e varrezave serbe


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar “aktin vandal të dëmtimit të varrezave ortodokse serbe në Fushë Kosovë, si një vepër të shëmtuar dhe kriminale”.

Mëtutje, në kumtesën e presidencës së Kosovës, thuhet se “akti i dëmtimit të varrezave është i papranueshëm dhe i patolerueshëm dhe është sulm mbi vlerat civilizuese dhe të besimit në vendin tonë”.

Presidentja Jahjaga theksoi se “vandalizimi i varrezave është në kundërshtim me traditat, me tolerancën dhe respektin ndërmjet njerëzve të të gjitha komuniteteve dhe të gjitha besimeve në Kosovë”.

Ajo ka kërkuar nga organet kompetente, që autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG