Ndërlidhjet

Thaçi: Përjashtohet autonomia për serbët


Hashim Thaçi (majtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, më 4 Dhjetor 2012 në Bruksel
Hashim Thaçi (majtas), Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, më 4 Dhjetor 2012 në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përjashtuar mundësinë që serbët në pjesën veriore të Kosovës të kenë autonomi, në këmbim për mbështetjen e Serbisë për karrige në Kombet e Bashkuara.

“Nuk do të ketë ndarje, as autonomi, as status special”, tha Thaçi në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Këto komente u bënë një ditë pasi kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, sugjeroi se vendi i tij do të mund ta mbështeste anëtarësimin e Kosovës në OKB, nëse pakicës serbe i sigurohet autonomia.

Mëtutje, zoti Thaçi e ka mirëpritur “ndryshimin e qëndrimit” të Serbisë, por theksoi se anëtarësimi në OKB “nuk është çështje e vullnetit” të Beogradit.

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq takohen nesër në Bruksel, në kuadër të rundit të ri të dialogut të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG