Ndërlidhjet

Mali: Trupat franceze në luftë me kryengritësit islamikë


Shkarkimi i pajisjeve ushtarake franceze nga aeroplani në Mali
Shkarkimi i pajisjeve ushtarake franceze nga aeroplani në Mali
Raportohet se trupat e Francës ishin angazhuar në luftime rrugore kundër kryengritësve islamikë në qytetin Diabali, në pjesën qendrore të Malit.

Luftimet e sotme u bënë derisa trupat franceze e filluan operacionin e tyre të parë tokësor.

Franca ka intervenuar në ish koloninë e saj në pjesën perëndimore të Afrikës, ditën e premte, me kërkesë të qeverisë së Malit, për t’i ndalur avancimet e islamistëve kah kryeqyteti Bamako.

Mediat franceze raportojnë se forcat speciale sot kanë luftuar së bashku me ushtrinë e Malit kundër kryengritësve në Diabaly, afro 300 kilometra në veri të kryeqytetit Bamako.

Franca në Mali i ka afro 800 ushtarë, por pritet rritja e këtij numri në nivelin prej 2500 pjesëtarëve.

Në Mali, poashtu, pritet vendosja e një force rajonale të Afrikës Perëndimore, sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG