Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama i shpalli planet për kufizim të armëve


Barack Obama përshëndetet me nxënësit në Shtëpinë e Bardhë, pasi i shpalli planet për masa kundër dhunës me armë

Barack Obama përshëndetet me nxënësit në Shtëpinë e Bardhë, pasi i shpalli planet për masa kundër dhunës me armë

Presidenti ameirkan, Barack Obama, sot i ka shpallur planet për shqyrtimin e dhunës me armë.

Kjo u bë pas të shtënave në një shkollë fillore në Konektikat, ku u vranë 20 nxënës dhe gjashtë persona të rritur, muajin e kaluar.

Zoti Obama në Uashington tha se në plane përfshihet një seri e aksioneve ekzekutive dhe propozime legjislative.

Në mesin e tyre është edhe thirrja që i bëhet Kongresit për t’i ndaluar armatimet sulmuese të tipit ushtarak.

Ai ka nënshkruar 21 aksione ekzekutive, përfshirë edhe masat për t’i inkurajuar shkollat, që të angazhojnë policë, shtimin e hulumtimeve për dhunën e armëve dhe përmirësimin e përpjekjeve për dënimin e krimeve me armë.

Aksionet ekzekutive nuk kërkojnë miratim të Kongresit.
XS
SM
MD
LG