Ndërlidhjet

Vriten 22 nga shpërthimet në veri të Sirisë


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Raportohet se 3 bomba-makinë kanë shpërthyer në provincën veriore të Sirisë, Idlib, duke vrarë 22 njerëz.

Një zyrtar i qeverisë siriane tha se shpërthimet e së mërkurës goditën autostradën kryesore dhe një rreth-rrotullim. Të paktën 35 njerëz rapotohet se janë lënduar nga ky sulm.

Vëzhguesit Britanikë për të drejtat e njeriut në Siri, kanë thënë se sulmet me bomba në rajonin e Idlib-it kishin cak qendrën rajonale të sigurisë.

Ky grup britanik tha se kishte viktima nga ky sulm por nuk dha hollësira se sa ishte numri i tyre.

Ky sulm vie një ditë pas disa shpërthimeve masive që ndodhën në një kampus universitar në qytetin verior të Aleppo-s ku u vranë 87 persona.

Qeveria dhe kryengritësit e kanë fajësuar njëri tjetrin për sulmet në Aleppo.
XS
SM
MD
LG