Ndërlidhjet

Vazhdon rrethimi i uzinës së gasit nga ushtria algjeriane


Algjeri - Uzina e Gasit
Algjeri - Uzina e Gasit
Ushtria algjeriane vazhdon rrethimin e një uzinë të gazit, ku militantët islamikë janë duke mbajtur dhjetëra pengje të huaja.

Militantët theksojnë se ata ishin duke mbajtur 41 pengje në uzinë në thellësi të Sahara-së duke kërkuar nga Franca përfundimin e ndërhyrjes së saj në Mali.

Qeveria algjeriane anuloi negociatat, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore kanë dënuar të ashtuquajturin sulm terrorist mbi një strukturë që prodhon 10 për qind të gazit në Algjeri.

Militantët thanë se kanë dhjetëra njerëz në objektin në fjalë dhe se ata kishin zmbrapsur një bastisje nga forcat algjeriane në orët e vona të mërkurën.

Qeveria algjeriane nuk e komentoi këtë prononcim. Kompania norvegjeze e energjisë Statoil operon në fushën e gazit së bashku me PB të Britanisë dhe kompaninë shtetërore të Alegjerisë-Sonatrach.

Shtetas nga Britania, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara janë raportuar të jenë në mesin e pengjeve.
XS
SM
MD
LG