Ndërlidhjet

Marinsi amerikan, pranon se kishte urinuar mbi kufomat e talebanëve


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Një marins amerikan, ka pranuar se kishte urinuar mbi trupat e vdekur të talibanëve në Afganistan.

Rreshteri Edward Deptola tha se ai e dinte se përdhosja e kufomave dhe paraqitja në “fotografi si një trofe” ishin gabim, por ai nuk ofroji asnjë sqarim për sjelljen e tij gjatë seancës së gjyqit ushtarak në kampin Lejeune të Karolinës së Veriut.

Edhe pse kryetari i trupit gjykues në gjyqin e Deptola kishte rekomanduar një dënim më të ashpër, dënimi maksimal me të cilin ai do të përballet sipas kushteve të një marrëveshjeje paraprake është ulje në gradë ushtarake.
XS
SM
MD
LG