Ndërlidhjet

Vriten 12 njerëz nga shpërthimi i një bombe në Irak


Foto - Arkiv
Foto - Arkiv
Të paktën 12 njerëz janë vrarë nga makinat-bombë në Irak. Dy makina-bombë kanë shpërthyer të enjtën në Dujail, 80 kilometra në veri të Bagdadit, duke vrarë të paktën shtatë njerëz.

Së paku pesë njerëz të tjerë u vranë nga një makinë bombë në Hilla, në jug të Bagdadit. Zyrtarët mjekësore theksojnë se më shumë se 60 njerëz u plagosën në këto sulme.

Disa nga këto shpërthime duket se si qëllim kanë goditjen e pelegrinëve Shiit në rrugën e tyre të shenjtë për në Irak. Një tjetër bombë goditi një autobus në afërsi të qytetit të shenjtë shiit të Qerbelasë.

Sulmet vijnë pasi të paktën 23 vetë u vranë të mërkurën në një seri bombardimesh në Irak.
XS
SM
MD
LG