Ndërlidhjet

Bruksel: Marrëveshje për doganat


Kryeministri serb, Ivica Daçiq, Shefja e Diplomacise se BE-se, Catherine Ashton dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Bruksel, 17 janar, 2013
Kryeministri serb, Ivica Daçiq, Shefja e Diplomacise se BE-se, Catherine Ashton dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Bruksel, 17 janar, 2013
Takimi i katërt mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i zhvilluar nën lehtësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëveshje të përkohshme për doganat.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga baronesha Ashton, thuhet se palët janë pajtuar për mbledhjen e taksave, duek u bazuar në marrëveshjen e dhejtorit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, apo IBM-së.

Duke u nisur nga marrëveshja e arritur për IBM-në në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor dhe zbatimin e tij në katër pikëkalimet, dy kryeministrat sot arritën mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave doganore, taksave tjera dhe TVSH-së”, u shpreh Ashton.

Ajo ka paralajmëruar një dialog intensiv për në muajin shkurt.

U pajtuam për t’u takuar për një dialog intensiv në muajin shkurt gjatë të cilit shpresojmë për përparim të rëndësishëm mbi çështjet që i kemi identifikuar sipas konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së”, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton.(a.i)


* * *

Gjatë ditës së enjte në Bruksel filloi raundi i katërt i dialogut në nivel të lartë politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, me takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Edhe kësaj radhe takimi zhvillohet në ndërtesën e shërbimit të jashtëm diplomatik të BE-së, saktësisht në zyrën e baroneshës Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme për siguri, e cila edhe është ndërmjetësuese në këtë dialog.

Sot në selinë e BE-së në Bruksel kanë konfirmuar edhe një herë se çështja e veriut do të jetë njëra ndër temat kryesore të këtij raundi të dialogut.

Të pyetur në lidhje me platformën apo rezolutën që ka Serbia për Kosovën, zyrtarët e BE-së kanë përsëritur që nuk dëshirojnë komentojnë.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Catherine Ashtonit, ka thënë se për Bashkimin Evropian me rëndësi është të merren konkluzat e ministrave të BE-së nga dhjetori, të cilat, sipas saj, shpjegojnë se kah duhet të shkojë zgjidhja për veriun e Kosovës.

Sot gjatë ditës, kryeministri Thaçi së pari u takua në një takim bilateral me baroneshën Ashton, pastaj përfaqësuesja e lartë pati takim të veçantë edhe me kryeministrin e Serbisë, në mënyrë që të pasohet me darkën e punës.

Përpos veriut të Kosovës, temat e diskutimeve thuhet të jenë edhe zbatimi i deritashëm i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, më saktësisht zgjidhja për mënyrën e mbledhjes të të ardhurave nga dogana, pastaj edhe Telekomi dhe energjia.

Ditëve të kaluara ka pasur takime në nivel të grupeve punuese, kështu që nuk përjashtohet mundësia, siç thonë në BE, që të arrihet marrëveshje edhe në këto drejtime.

Sa i përket Bashkimit Evropian, zyrtarët e BE-së përsërisin se presin që të dyja palët, si Prishtina, po ashtu edhe Beogradi, të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në dialog, dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe serioze, që të shfrytëzohen muajt në vijim, për të arritur përparim të mëtejmë në këtë dialog.
XS
SM
MD
LG