Ndërlidhjet

Taxhikistan: Bllokohen ueb-faqja e RFE/RL-së dhe Facebook-u


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Rrjeti social, Facebook dhe ueb-faqja e RFE/RL-së në gjuhen taxhike sërish janë ndaluar. Asomuddin Atoev, kryesuesi i Asociacionit të Taxhikistanit për Asociacionit të Ofruesve të Shërbimeve të Internetit ka marr udhëzime nga Shërbimi i Komunikacionit të Internetit, ku i është kërkuar që të bllokojë këto faqe.

Megjithatë, shefi i shërbimit Beg Zuhurov i ka thënë RFE/RL-së se shërbimi i tij nuk ka dhënë udhëzime për bllokimin e këtyre faqeve.

Zuhurov ka thënë se bllokimi ka mund të vijë si pasojë e problemeve teknike të shkaktuara nga ofruesit e internetit.

Facebook dhe RFE/RL në gjuhën taxhike mund të kenë qasje vetëm te një numër i caktuar i ofruesve të internetit, që nuk janë anëtarë të Asociacionit të Ofruesve të Shërbimeve të Internetit.

Gjatë muajit mars dhe nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e Taxhikistanit, kishin bllokuar Facebook-un dhe disa ueb-faqe tjera të cilat i kishin riaktivizuar sërish ato.
XS
SM
MD
LG