Ndërlidhjet

Trupat afrikane arrijnë në Mali


Mali...

Mali...

Kontigjenti i parë i trupave nga Afrika Përendimore arrin sot në Mali. Ata do t’i bashkohen operacionit ndërkombëtar kundër militantëve islamikë në veri të vendit.

Kjo vjen pas ofensivës tokësore të filluar nga forcat speciale të Francës.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve Perëndimore Afrikane (ECOWAS), i cili po koordinon forcat afrikane, njoftoi se Nigeria i dërgon 500 ushtarë. Ata së shpejti do të përcillen nga trupat plotësuese nga Burkina Faso, Togo dhe Nigeri.

Franca tashmë ka 800 ushtarë në Mali dhe pritet ta rrisë numrin e tyre në 2500, përfshirë pjesëtarë të forcës elite të Legjionit të Jashtëm Francez.

Ndërkohë, Ansar Dine, një nga tre grupet rebele islamike që kontrollojnë veriun e Malit, ka mohuar çdo lidhje me militantët në Algjerinë fqinje, të cilët janë duke mbajtur dhjetëra pengje të huaja dhe kanë vrarë të paktën dy persona.
XS
SM
MD
LG