Ndërlidhjet

logo-print

Operacion ushtarak për lirimin e pengjeve në Algjeri


Algjeri...

Algjeri...

Ministria e Jashtme britanike tha se është duke vazhduar operacioni ushtarak algjerian në një uzinë gazi në lindje të Algjerisë, ku militantët islamikë po mbajnë pengje të huaja dhe algjeriane.

Ndërkohë, raportet e mediave thonë se disa pengje janë liruar gjatë operacionit.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Algjerisë, APS, tha se katër pengje të huaja janë liruar gjatë operacionit, në të cilin thuhet se ka pasur edhe “disa viktima”.

Më herët mediat thanë se 34 pengje dhe 14 rrëmbyes janë vrarë.

Nuk ka konfirmime zyrtare për këtë, e as për atë se disa nga pengjet ia kanë dalë të ikin.

Rrëmbyesit kërkojnë nga Franca që të ndalë operacionin e saj kundër militantëve në Malin fqinj.
XS
SM
MD
LG