Ndërlidhjet

Paraqitet në gjykatë i biri i Gadafit


Saif al-Islam Gadafi, foto nga arkivi
Saif al-Islam Gadafi, foto nga arkivi
I biri i Muamer Gadafit, është paraqitur para një gjykate libiane për herë të parë që nga arrestimi i tij më shumë se një vit më parë.

Zyra e Prokurorit Publik tha se Saif al-Islam, është paraqitur para gjykatës penale në qytetin Zintan, nën akuzat e “minimit të sigurisë shtetërore”

Saif al-Islam Gadafi kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit, të bëra gjatë konfliktit që rrëzoi të atin e tij nga pushteti.

Muamer Gadafi u vra në vitin 2011, tetë muaj pas nisjes së revoltës kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG