Ndërlidhjet

logo-print

Varrosen tri aktivistet kurde


Ceremonia e varrimit te tri aktivisteve kurde, Turqi, 17 janar, 2013

Ceremonia e varrimit te tri aktivisteve kurde, Turqi, 17 janar, 2013

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tri aktivisteve kurde në Dyarbakir të Turqisë. Aktivistet u qëlluan për vdekje në Paris në javën e kaluar.

Raportet thonë se deri në 50 mijë njerëz morën pjesë në funeral, në qytetin e dominuar me popullatë kurde.

Një nga gratë e vrara ishte Sakine Cansiz, një nga themelueset e partisë që është e paligjshme në Turqi, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, apo PKK.

Motivi i vrasjes së tyre mbetet i paqartë. Vrasja ndodhi në kohën kur Turqia është anagazhuar në bisedime me liderin e burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan, që kanë për qëllim dhënien fund të konlfiktit të gjatë me dekada në mes të kryengritësve kurdë, që kërkojnë autonomi nga Turqia.

Celattin Demirtas, një politikan i shquar kurd i tha turmës se vrasjet nuk do të shkurajojnë ata që kërkojnë t’i japin fund konfliktit, që deri më tash ka lënë të vdekur më shumë se 45 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG