Ndërlidhjet

logo-print

I ndryshohet dënimi komandantit policor të Obiliqit


Ilustrim

Ilustrim

Një Trup gjykues i përbërë prej një gjykatësi të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës, i kryesuar nga gjykatësi i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka ndryshuar dënimin për komandantin e stacionit policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata Komunale në Prishtinë për dy pika të akuzës për abuzim seksual, dy pika për keqtrajtim (fyerje verbale dhe frikësim) gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, dhe një pikë për pranim të ryshfetit, njofton EULEX-i.

"Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut e ka refuzuar njërën pikë të akuzës dhe ka ndryshuar një pikë të akuzës përkitazi me datën e kryerjes së krimit. Më tej, Trupi gjykues e ka pranuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes për heqjen e njërës pikë për të pandehurin, dhe rikategorizimin e një pike tjetër të akuzës. Pjesa tjetër e ankesës është refuzuar", thuhet në njoftim.

Gjykata e shkallës së dytë po ashtu e ka zvogëluar dënimin kundër Sejdi Zeqirit. Dënimi i përgjithshëm është zvogëluar në dymbëdhjetë muaj burgim, me një dënim shtesë të ndalimit të kryerjes së aktiviteteve në administratën publike ose të shërbimeve publike edhe për dy vite pas përfundimit të vuajtjes së këtij dënimi.
XS
SM
MD
LG