Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia s'rrezikohet nga kthimi i vizave


Ivica Dacic
Ivica Dacic
Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia nuk rrezikohet nga kthimi i regjimit të vizave për në vendet e Shengenit.

Ai ka thënë se autoritetet evropiane kanë vlerësuar pozitivisht angazhimin e Serbisë në luftën kundër azilantëve të rrejshëm.

Ai i bërki komentet në Bruksel, ku sot në mbrëmje takon, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, në takimin e tyre të radhes të ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.

Autoritetet e BE-së kanë kërcënuar disa herë Serbinë dhe Maqedoninë se mund të kthejnë regjimin e vizave, po që se qytetarët e këtyre vendeve vazhdojnë të keqpërdorin këtë liri lëvizjeje, duke kërkuar azil në vendet e BE-së.
XS
SM
MD
LG