Ndërlidhjet

Takimi Thaçi-Daçiq: Marrëveshje për doganat


Takimi në Bruksel, 17 janar, 2013
Takimi në Bruksel, 17 janar, 2013
Takimi i katërt mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i zhvilluar nën lehtësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëvshje të përkohshme për taksat.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga baronesha Ashton, thuhet se palët janë pajtuar për mbledhjen e taksave, duek u bazuar në marrvëeshjen e dhejtoirt për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, apo IBM-së.

“Duke u nisur nga marrëveshja e arritur për IBM-në në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor dhe zbatimin e tij në katër pikëkalimet, dy kryeministrat sot arritën mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave doganore, taksave tjera dhe TVSH-së”, u shpreh Ashton.

Ajo ka paralajmëruar një dialog intensiv për në muajin shkurt.

“U pajtuam për t’u takuar për një dialog intensiv në muajin shkurt gjatë të cilit shpresojmë për përparim të rëndësishëm mbi çështjet që i kemi identifikuar sipas konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së”, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton.
XS
SM
MD
LG