Ndërlidhjet

Përmbytje në Indonezi, 11 të vdekur


Indonezi...
Indonezi...
Autoritetet indoneziane thanë se 11 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Xhakartë dhe më shumë se 18 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët thanë se viktimat janë shkaktuar që nga 15 janari, kur reshjet e shiut filluan ta përmbysin qytetin.

Policia vendosi së paku 40 varka gome të premten për të ndihmuar evakuimin ose për të sjellë furnizimet për njerëzit e bllokuar nga përmbytjet.

Në zhvillime tjera, qindra ushtarë po e riparojnë një digë të shembur të një kanali, që ka bërë që uji të derdhet në disa pjesë të kryeqytetit.
XS
SM
MD
LG