Ndërlidhjet

Hague: Operacioni në Algjeri" në zhvillim"


Sekretari i jashtëm Britanik, William Hague

Sekretari i jashtëm Britanik, William Hague

Ministria e Jashtme e Britanisë tha se një operacion algjerian për lirimin e pengjeve, që po mbahen nga militantët islamikë në Afrikën Veriore, është “fluid dhe në zhvillim.”

Sekretari i Jashtëm, William Hague tha në Twitter se “shumë detaje mbeten të paqarta”, në lidhje me situatën në uzinën e gazit In Amenas.

Hague tha se Britania është në “kontakt të ngushtë” me autoritetet algjeriane.

Mediat shtetërore algjeriane kanë raportuar se disa të huaj dhe një numër i pengmarrësve janë vrarë, kur trupat e mbështetur nga helikopterë nisën një operacion shpëtimi të enjten.

Së paku katër pengje janë liruar, por gjendja e të tjerëve mbetet e panjohur. Militantët thonë se 35 pengje dhe 15 rrembyes janë varër në operacionin e shpëtimit.

Militantët uzurpuan objektin pranë kufirit të Libisë dhe i këkruan trupave franceze, që të ndalin operacionin kundër islamikëve në Malin fqinj.
XS
SM
MD
LG