Ndërlidhjet

Gjashtë ditë shtesë për hetimin e kryeministrit pakistanez


Kryeministri pakistanez, Raja Pervez Ashraf
Kryeministri pakistanez, Raja Pervez Ashraf
Gjykata Supreme e Pakistanit i ka dhënë zyrtarëve të lartë kundër korrupsionit gjashtë ditë për të hetuar më tej akuzat për korrupsion kundër kryeministrit Ashraf Raja Pervez.

Të enjten, shefi i Byrosë Kombëtare të Përgjegjësisë (NAB) Fasih Bokhari ka refuzuar urdhrin e gjykatës për të arrestuar Ashrafin, duke thënë se hetimi kishte të meta.

Shefi i Drejtësisë, Iftikhar Chaudhry urdhëroi Bokharin, që të shqyrtojë provat.

Ashraf ka hhdur poshtë akuzat, që lidhen me kohën sa ishte ministër për Ujë dhe Energji Elektrike në vitin 2008-2011.

Ashraf është një nga 16 zyrtarët, për të cilët gjykata urdhëroi arrestimin.

Në një zhvillim tjetër, një zyrtar i lartë që ka hetuar rastin e Ashrafit është gjetur i vdekur.

Policia pakistaneze tha se Asistenti i Drejtorit të NAB-it, Kamran Faisal, është gjetur i varur në një dhomë qeveritare në Islamabad dhe se janë duke u kryer hetime nëse kjo ishte një vetëvrasje.
XS
SM
MD
LG