Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet me acid drejtori i Teatrit Bolshoi në Moskë


Policia heton vendin ku u sulmua drejtori i teatrit, Moske.

Policia heton vendin ku u sulmua drejtori i teatrit, Moske.

Drejtori i Teatrit të Baletit Artistik Bolshoi në Moskë, Sergei Filin, është sulmuar nga një sulmues i maskuar dhe është shtruar në spital.

Sekretarja për shtyp e Teatrit, Katerina Novikova i tha agjencisë ruse të lajmeve ITAR-TASS se Filin ka pësuar djegie të shkallës së tretë në fytyrë dhe përreth syve, pasi sulmuesi hodhi acid në të.

Ajo tha se të pamurit e tij është në rrezik dhe shtoi se ai kishte qenë i kërcënuar në të kaluarën.

Novikova tha se ajo beson se sulmi është i lidhur me punën e Filinit në Bolshoi.

Drejtori i Teatrit u sulmua të enjtën mbrëma derisa ai po kthehej në shtëpi.

Departamenti i policisë së rrethit Meshchansky ka nisur një hetim për rastin.
XS
SM
MD
LG