Ndërlidhjet

Serbia bojkoton takimin për shkak të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Serbia nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të bujqësisë në Panaririn e 78 ndërkombëtar në Berlin, sepse Kosova tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Pasi që Gjermania do ta trajtojë delgacionin kosovar “si të Republikës së Kosovës, ne nuk do të marrim pjesë në tubim”, iu ka thënë gazetarëve sekretari i Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë, Danillo Goluboviq.

Ai ka thënë se, nikoqiri nuk ka përmobushur kërkesën e Qeverisë së Serbisë që përskaj emrit të Kosovës të vendoset asteriski, apo fusnota.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia nuk merr pjesë në tubimet ndërkombëtare, edhe pse në Bruksel është arritur marrëveshja me Kosovën për bashkëpunimin rajonal, përkatësisht pjesëmarrjen në konferencat e tilla.
XS
SM
MD
LG