Ndërlidhjet

Shpërthim në Alepo


Alepo, foto nga arkivi

Alepo, foto nga arkivi

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një lagje në qytetin sirian të Aleppos, dhe sipas raporteve, ka shkaktuar edhe viktima.

Mediat shtetërore sirian thanë se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e hedhur nga kryengritësit, që po përpiqen ta rrëzojnë regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Grupet opozitare thanë se shpërthimi është shkaktuar nga një sulm ajror i forcave qeveritare.

Në fillim të javës, nga shpërthimi në një kampus universitar janë vrarë më shumë se 80 persona.

Palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmin.
XS
SM
MD
LG