Ndërlidhjet

Biden viziton Evropën në muajin shkurt


Zëvendës Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Zëvendës Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bshkuarar të Amerikës Joe Biden, pritet që në fillim të mandatit të dytë të adiministratës Obama, në fillim të shukrtit, të vizitojë 3 shtete evropiane.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Biden do të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Brtianinë e Madhe, ku do të takohet me liderët e këtyre shteteve me të cilët do të diskutojë “gjerësisht për çështje bilaterale, regjionale dhe globale”.

Biden do të takohet në Berlin me Kancelarën gjermane Angela Merkel, me Presidentit e Francës Francois Hoolande në Paris dhe me kryeministrin britanik David Cameron në Londër.

Në Gjermani, ai do të mbajë një fjalim në Konferencën për Siguri të Munihut, ngjarje kjo e cila mbledh lider politik dhe ekspert të sigurisë nga e gjithë bota.

Vizita e Biden-it vije pas shqetësimeve për ndonjë përkeqësim të krizës së borxheve të cilat kanë mundësi që të pengojnë tendencat pozitive ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG