Ndërlidhjet

Konflikt ndërfetar në jug të Egjiptit


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Polica egjiptiane ka hedhur gas-lotësjellës për të shpërndarë qindra protestues myslimanë të mbledhur afër një kishe në jug të Egjiptit, gjatë dhunës së fundit sektare në vend.

Banorët e fshatit al-Marasheda të provinces Qena, kanë thënë se protestuesit kanë hedhur gurë në kishën e fshatit. Raportohet se gjatë natës janë djegur disa dyqane, pronë e të krishterëve. Ende nuk ka ndonjë raport për viktima.

Shpërthimi i dhunës ka ardhur si pasojë e akuzave të fshatarëve ndaj një pronari të dyqanit se e ka sulmuar një vajzë 6-vjeçare të përkatësisë myslimane.

Autoritetet lokale janë cituar të kenë thënë se kanë filluar të hetojnë rastin.Të krishterët në Egjipt përbëjnë 10 për qind të popullatës 82 milionëshe të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG