Ndërlidhjet

Vuçiq: Askush nuk do të hapë "shampanjë" për zgjidhjen e problemit të Kosovës


Zëvendës kryeministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Zëvendës kryeministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se, qëllimi kryesor është që politika kosovare të sigurojë një jetë pakrahasimisht më të mirë për serbët e Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe marrjen e datës për bisedimet me BE-në, por sipas tij, askush nuk do të hapë ndonjë shampanjë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë zgjidhje do të jetë ajo.

“Kjo quhet ecje në fije të hollë, por mendoj se qëllimet janë të arritshme. Nuk ka zgjidhje të lehtë për Kosovën, kështu mund të mendojnë vetëm kokat e zemëruara dhe ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë persionin që po i bëhet Serbisë”, ka thënë Vuçiq gjatë seancës së Komitetit Qendror të Partisë Progresiste Serbe - të presidentit serb Tomisllav Nikoliq.
XS
SM
MD
LG