Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Filloi fundjava e inaugurimit të presidentit Obama


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po e udhëheq “Ditën Kombëtare të Shërbimit” në nisje të fundjavës inauguruese, që shënon fillimin e mandatit të tij të dytë presidencial dhe i inkurajon amerikanët të angazhohen në punë vullnetare.

Obama, së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy vajzat, mbrëmë vonë iu bashkua qindra vullnetarëve në një shkollë fillore në Uashington. Ky manifestim u bë në kuadër të projekteve të shumta, që po mbahen në gjithë Amerikën.

Poashtu në Uashington, zëvendëspresidenti Joe Biden dhe e shoqja, i kanë mbushur pakot e kujdesit për ushtarët amerikanë në misione dhe ata të plagosur, pastaj për veteranët dhe për personelin e emergjencës.

Sot Obama do ta bëjë betimin për mandatin e dytë në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa nesër e bënë betimin publik me rastin e inaugurimit presidencial para ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG