Kina thotë se është “fuqishëm e pakënaqur” me komentet amerikane, sipas të cilave Uashingtoni e kundërshton çfarëdo aksioni të njëanshëm, që do ta minonte administrimin japonez ndaj dy ishujve kontestues.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Qin Gang, nëpërmjet një kumtese, theksoi se “kërkojmë nga pala e Shteteve të Bashkuara ta miratoj një qasje përgjegjëse lidhur me çështjen e ishujve Diaoyu”.
Kjo deklaratë u bë, pas raporteve se sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i tha dje ministrit të jashtëm të Japonisë, Fumio Kishida, i cili ishte për vizitë në Shtetet e Bashkuara, se Uashingtoni nuk ka qëndrim ndaj sovranitetit të ishujve, por e kundërshton “çdo aksion të njëanshëm që do të synonte minimin e administratës japoneze” të tyre.
Pretendime ndaj ishujve Senkaku, të administruar nga Japonia, poashtu kanë edhe Kina dhe Tajvani.