Ndërlidhjet

Jahjaga: Heqja e përmendores – kundërshtim i vullnetit të qytetarëve


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës vlerëson se heqja e përmendores është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

“Heqja e përmendores nuk është në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur nëpërmjet institucioneve të kuvendeve komunale, që janë institucione legjitime dhe legale”, thuhet në deklaratë.

Ky veprim, sipas deklaratës, tregon mungesën e gatishmërisë që nëpërmjet dialogut të gjendet zgjidhja si një mekanizëm tashmë i dëshmuar demokratik.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës bën thirrje për qetësi dhe për krijimin e një klime të mirëbesimit që do të rivendoste dialogun me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme”, thuhet në reagimin e Zyrës së Presidentes Atifete Jahjaga.
XS
SM
MD
LG