Ndërlidhjet

SHBA: Zëvendëspresidenti Joe Biden e dha betimin


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sot e ka dhënë betimin dhe është inauguruar në mandatin e dytë në këtë post të lartë.

Zoti Biden, 70 vjeçar, e ka dhënë betimin para gjyqtares së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor, gjatë një ceremonie private në rezidencën e tij në Uashington.

Joe Biden dhe presidenti Barack Obama do të betohen përsëri nesër gjatë një ceremonie publike para ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG