Ndërlidhjet

India rishqyrton marrëdhëniet me Pakistanin


Presidenti i Indisë Manomah Singh
Presidenti i Indisë Manomah Singh
India është duke i rishqyrtuar lidhjet me Pakistanin pas përplasjeve të fundit përgjatë kufirit të tyre të përbashkët në rajon e diskutueshëm të Kashmirit.

Kryeministri indian, Manmohan Singh, thotë se rishikimi nxitet nga "vrasja çnjerëzore" e fundit e ushtarëve indianë nga forcat pakistaneze në Kashmir.

Duke folur gjatë konventës së Partisë të Kongresit qeverisës të dielën, Singh tha se Nju Delhi ka dëshiruar marrëdhënie miqësore me Pakistanin, por i bëri thirrje rivalit të vjetër që të dëshmohen se edhe ata janë për paqe.

Të paktën tre ushtarë pakistanezë dhe dy indianë janë vrarë në përleshjet në Kashmir që kanë filluar nga 6 janari. Ky është pershkallëzimi më i madh i situatës që nga armëpushimi i vitit 2003.

India e ka akuzuar Pakistanin për prerje të kokës të një ushtari të saj të vrarë, një akuzë e cila mohohet nga ana e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG