Ndërlidhjet

Sulm me koktej molotovi në veri të Mitrovicës


Mitrovice...

Mitrovice...

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë me dije se dy shishe me përzierje ndezëse (koktej molotovi) janë hedhur para ndërtesës së ashtuquajtur komuna e veriut, në zonën e “Tre Rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

“Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 20:50min, ndërsa Policia e Kosovës, në veri të Mitrovicës, është informuar përmes një njoftimi të drejtuar nga punëtorët e sigurimit të ndërtesës”, thuhet në njoftim.

Në vend ngjarje veç njësive patrulluese policore kanë reaguar edhe njësitë e hetuesve dhe teknikëve të kriminalistikës.

“Njësitë policore të stacionit veri në Mitrovicë, menjëherë kanë shtuar veprimet operative të kontrollit me qëllim të ngritjes së prezencës policore me strukturë të përzier etnike, në zonën e banuar me popullatë të përzier, për të parandaluar ndonjë incident apo reagim të mundshëm”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG