Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Presheva, “çështje e brendshme” e Serbisë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se situata e sigurisë në Preshevë është e qetë dhe se ngjarjet atje janë “çështje e brendshme” e Serbisë.

“Situata e sigurisë është e qetë. Mendoni se ajo mund të varet nga lapidari? Do të ishte një vend i shkretë sikur të varej”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

Ai po ashtu ka deklaruar se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se procesi i tillë nuk ka asnjë lidhje me Luginën e Preshevës.

Të dielën, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë larguar lapidarin e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i cili ka qëndruar para Kuvendit Komunal në Preshevë.

Një gjë e tillë ka nxitur reagimin e shumë autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare, dhe është thënë se mund të ndikojë dialogun Prishtinë-Beograd.
XS
SM
MD
LG