Ndërlidhjet

Jahjaga dënon aktin e dëmtimit të varrezave serbe


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Zyra e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar aktin e dëmtimit të varrezave të komunitetit serb në Kllokot, duke e cilësuar si një vepër të papranueshme dhe të patolerueshme.

"Dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme", thuhet në deklaratë.

E njëjta u bën thirrje organeve të hetuesisë "që të gjejnë dhe kapin autorët e këtij akti vandal dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë".

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë njoftuar sot për një numër varrezash ortodokse serbe, të dëmtuara në Prizren dhe në Kllokot.
XS
SM
MD
LG