Ndërlidhjet

Takimi Jahjaga-Nikolliq në shkurt?!


Jahjaga dhe Nikolliq

Jahjaga dhe Nikolliq

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të takohen gjatë muajit shkurt, ka deklaruar për mediat në Prishtinë këshilltari i lartë i presidentes, Ramush Tahiri.

Por, ndryshe nga mediat kosovare rapotojnë ato në Beograd, të cilat, duke u thirrur në Zyrën për Informim të Presidencës serbe, thonë se nuk ka informacione për një gjë të tillë.

Tahiri, në anën tjetër, ka thënë se data e takimit është caktuar, por, për shkak të obligimeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë, mund të vijë deri te ndryshimi i saj. Tahiri, megjithatë, nuk ka folur për datë të saktë.

“Takimi do të ndodhë gjatë shkurtit ose në fillim të marsit, por data mund të ndryshojë nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Do të flitet për dialogun në mes të dy vendeve. Presidentët nuk kanë mundësi të ngrenë çështje të reja, por do t’iu japin shtytje çështjeve të hapura”, ka thënë Tahiri.

Presidentja Jahjaga, kohë më parë, ka deklaruar se është e gatshme të takohet me këdo, përfshirë edhe homologun serb, për interesa të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG