Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës fton qytetarët të jenë të matur në reagime


Kabineti qeveritar, foto nga arkivi

Kabineti qeveritar, foto nga arkivi

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke dënuar edhe njëherë "veprimin e shëmtuar të heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës", u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës që "të jenë të matur në reagimet e tyre karshi veprimeve jocivilizuese të Qeverisë së Serbisë".

Në një komunikatë për media, qeveria vlerëson se "çdo veprim i dhunshëm i dëmtimit të varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Kosovës për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane dhe në kundërshtim të plotë me interesat legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës".

Autoritetet e rendit kanë njoftuar se një numër varrezash ortodokse serbe janë dëmtuar në disa pjesë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG