Ndërlidhjet

Përfundon beteja në selinë e policisë në Kabul


Kabul, 21 janar 2012.

Kabul, 21 janar 2012.

Beteja me kryengritësit në selinë e policisë së trafikut në Kabul ka marrë fund.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë thënë se tre kryengritës kanë hyrë në ndërtesë, kanë shkatërruar shkallët që çojnë në katet e sipërme dhe kanë arritur në depon e armëve.

Pas disa orë luftimesh, forcat e sigurisë kanë vrarë të gjithë militantët.

Burimet e njëjta flasin edhe për tre policë të vrarë dhe disa të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët, përmes një tekst-mesazhi për mediat.

Javën e kaluar, një grup prej gjashtë sulmuesve vetëvrasës ka sulmuar selinë e agjencisë së inteligjencës afgane në Kabul.
XS
SM
MD
LG