Ndërlidhjet

Opozita shqiptare kujton viktimat e 21 janarit


Pamje nga protestat e 21 janarit 2011, në Tiranë.
Pamje nga protestat e 21 janarit 2011, në Tiranë.
Opozita në Shqipëri ka kujtuar katër personat e vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011.

Me qindra njerëz kanë marshuar të heshtur në Tiranë, të kryesuar nga lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe personalitete të tjera të kësaj partie.

Marshe të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Më 21 janar të vitit 2011, opozita shqiptare ka organizuar protestë kundër qeverisë së kryeministrit Sali Berisha.

Protesta është përshkallëzuar kur protestuesit kanë bërë përpjekje të hyjnë në selinë e kryeministrisë, ndërsa forcat e rendit kanë tentuar që t’i pengojnë.
XS
SM
MD
LG