Ndërlidhjet

Forcat franceze dhe të Malit rikthejnë një qytet


Mali
Mali
Trupat franceze dhe ato të Malit, të mbështetura me helikopterë dhe aeroplanë, kanë hyrë në qytetin Diabali, një javë pas pushtimit të tij nga rebelët islamikë.

Burimet e sigurisë thonë se militantët kanë ikur nga qyteti, në drejtim të veriut.

Aeroplanët luftarakë të Francës kanë sulmuar gjatë gjithë fundjavës automjetet dhe caqet e rebelëve, duke i paraprirë avancimit të sotëm.

Ushtria franceze ka nisur ofensivën më 11 janar, pasi forcat rebele kanë lëvizur drejt kryeqytetit të Malit, Bamako.

Militantët kanë marrë kontrollin e gjithë pjesës veriore të Malit, pas grusht-shtetit të ushtrisë në Bamako, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG