Ndërlidhjet

Avokati i Tymoshenkos ndiqet penalisht


Avokati kryesor i Tymoshenkos, Serhiy Vlasenko.
Avokati kryesor i Tymoshenkos, Serhiy Vlasenko.
Avokati kryesor i ish-kyremnistres ukrainase, Yulia Tymoshenko, ka thënë se do të vazhdojë të mbrojë klienten e tij në gjykatë, ndonëse përballet edhe vetë me hetime penale.

Serhiy Vlasenko ka bërë të ditur për hapjen e një rasti kriminal kundër tij dhe ka thënë se mund të arrestohet shpejt.

Vlasneko ka thënë se akuzohet për vjedhje makine dhe mospërfillje të gjykatës gjatë divorcit të tij, disa vjet më parë.

Ai i ka cilësuar akuzat si përpjekje të presidentit Viktor Yanukovych për të minuar mbrojtjen legale të Tymoshenkos.

Kjo e fundit po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve me detyrën zyrtare, në kohën sa ka qenë kryeministre.

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase kanë thënë se Tymoshenko mund të akuzohet edhe për organizimin e vrasjes së një biznesmeni, në vitin 1996.

Qeveritë perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar burgosjen e saj, duke thënë se është e motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG