Ndërlidhjet

Problemi i lapidarit "të zgjidhet me dialog"


Bruksel
Bruksel
Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se situata në Preshevë, pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së, duhet të zgjidhet me dialog dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndikojë në bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Neve na vjen keq që nuk ka pasur zgjidhje kompromisi nga palët e përfshira në këtë çështje. Për ne tani është e rëndësishme që të gjithë t’i kthehen dialogut dhe të mos vijë deri te konfrontime të panevojshme”, ka thënë Kocijançiq për Deutsche Welle-n.

Sipas saj, Bashkimi Evropian mbështet përpjekjet e OSBE-së në këtë kontest.

Të dielën, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë larguar lapidarin e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i cili ka qëndruar para Kuvendit Komunal në Preshevë.

Një gjë e tillë ka nxitur reagimin e shumë autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare, dhe është thënë se mund të ndikojë dialogun Prishtinë-Beograd.

Ndërkaq, sot në Preshevë, janë mbajtur protesta kundër largimit të lapidarit.
XS
SM
MD
LG