Ndërlidhjet

logo-print

Bangladeshi dënon me vdekje klerikun islamik


Flamuri i Bangladeshit

Flamuri i Bangladeshit

Një gjykatë e Bangladeshit ka dënuar me vdekje një ish-klerik islamik, për shkak të bashkëpunimit të tij me forcat pakistaneze, gjatë luftës së vendit për pavarësi.

Gjykatësi kryesues ka thënë se Abdul Kalam Azad “duhet të varet për rolin e tij në gjenocid, dhunim dhe grabitje, gjatë luftës së Bangladeshit kundër Pakistanit në vitin 1971”.

Asad është njëri nga figurat e larta opozitare, të akuzuara për krime lufte.

Ai thuhet se është larguar për në Pakistan, pasi gjykata ka lëshuar urdhër-arrest kundër tij në mars të vitit të kaluar.

Dënimi i sotëm është shqiptuar nga një gjykatë vendase për krime lufte, e krijuar në vitin 2010, pa mbikëqyrje ndërkombëtare.

Partitë opozitare në Bangladesh dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësime në lidhje me gjykimet e drejta të gjykatës.
XS
SM
MD
LG