Ndërlidhjet

Mijëra njerëz arrijnë në ceremoninë e Obamës


Uashington, 21 janar 2013.

Uashington, 21 janar 2013.

Mijëra njerëz kanë arritur në qendër të Uashingtonit, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Barack Obamës për mandatin e dytë presidencial.

Ceremonia do të nisë në orën 11:20 (sipas kohës lokale) para selisë së Kongresit dhe do të ndiqet nga rreth 800,000 njerëz.

Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai do të betohet për mbrojtje të Kushtetutës amerikane dhe do të mbajë fjalimin e inaugurimit.

Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar kundër kandidatit republikan, Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG