Ndërlidhjet

logo-print

Algjeri: 37 të huaj, të vrarë në krizën e pengjeve


Algjeri

Algjeri

Kryeministri i Algjerisë, Abdelmalik Sellal, ka thënë se 37 të huaj nga tetë vende të ndryshme janë vrarë gjatë krizës katërditëshe me pengje në lindje të vendit.

Sellal, në konferencën për gazetarë, ka thënë po ashtu se 7 të huaj vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Ai ka thënë se 32 militantët, të cilët kanë sulmuar uzinën e gazit dhe kanë kapur dhjetëra pengje, kanë ardhur nga Mali, ku trupat franceze dhe vendore janë duke luftuar grupet islamike.

Sellal po ashtu ka thënë se militantët përfshijnë shtetas të Egjiptit, Nigerit, Mauritanisë, Tunizisë dhe të paktën një të Kanadasë.

Ai ka bërë të ditur se 29 militantë janë vrarë ndërsa tre janë kapur.

Ushtria e Algjerisë i ka dhënë fund krizës së pengjeve të shtunën.
XS
SM
MD
LG