Ndërlidhjet

Shqipëria do “shqyrtojë marrëdhëniet me Serbinë”


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar shqyrtim të marrëdhënieve me Serbinë, pas heqjes në Preshevë të lapidarit të ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Xhandarmëria serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd, ka larguar të dielën lapidarin, i cili ishte ngritur para Kuvendit Komunal të Preshevës.

Berisha ka thënë se ky është një akt racist dhe dëshmi e frikës ndaj shqiptarëve.

“Duke e dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, Qeveria do të shqyrtojë të gjitha marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Berisha, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos përdorë dy standarde – “një për serbët e Mitrovicës së veriut dhe një për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.
XS
SM
MD
LG