Ndërlidhjet

Zhbogar dënon dëmtimin e varrezave serbe


Kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar.
Kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar.
Kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së në vend, ka dënuar aktin e vandalizmit të varrezave ortodokse serbe në Prizren dhe Kllokot.

“Ngjarjet në Kosovë, në 24 orët e fundit, kanë treguar se disa njerëz e kanë parë të arsyeshme të shprehin zemërimin e tyre për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë me dëmtimin e varrezave në Kosovë, ku serbët janë të varrosur”.

“Pavarësisht arsyeve për akte të tilla, ato janë krejtësisht të papranueshme. Andaj, unë i dënoj këto veprime në mënyrën më të fuqishme dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përmbajtje dhe maturi”, ka thënë Zhbogar përmes një deklarate dërguar mediave.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve që të parandalojnë krimet e tilla me masa parandaluese.

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë njoftuar sot për një numër varrezash ortodokse serbe, të dëmtuara në Prizren dhe në Kllokot.

Akti i tillë është dënuar edhe nga autoritetet e larta kosovare.
XS
SM
MD
LG