Ndërlidhjet

Saakashvili kritikon Ivanishvlin dhe Rusinë


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

Presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, ka kritikuar Rusinë dhe qeverinë aktuale të Gjeorgjisë gjatë një adresimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai ka akuzuar Moskën për “pushtimin e territoreve të Gjeorgjisë – Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut”, ndërsa për qeverinë e Bidzina Ivanishvilit ka thënë se “sulmon gjyqtarët dhe mediat e pavarura dhe zbaton drejtësi selektive kundër aleatëve të tij politikë”.

Saakashvili, partia e të cilit ka humbur zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, po ashtu ka vënë në pikëpyetje politikën e jashtme të Ivanishvilit, duke e akuzuar atë për heqje dorë nga aspiratat e Gjeorgjisë për NATO dhe BE.