Ndërlidhjet

Rusia evakuon qytetarët e saj në Siri


Siri
Siri
Rusia do të dërgojë dy aeroplanë në Bejrut për të evakuuar qytetarët rusë nga Siria.

Ministria për Situata Emergjente ka thënë se dy aeroplanët e saj do të fluturojnë drejt kryeqytetit libanez të martën, për të sjellë më shumë se 100 rusë në vend.

Rusia ka qenë aleat kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që nga shpërthimi i kryengritjes anti-regjim në mars të vitit 2011.

Njoftimi i sotëm vjen pasi shefi i Ligës Arabe, Nabil Al-Araby, ka thënë se misioni i të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, nuk ka dhënë ende “rreze shprese” për fundin e gjakderdhjes.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 60,000 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin e Sirisë.
XS
SM
MD
LG